De Gea nuk është i interesuar për Realin

Portieri i ‘Djajve të Kuq’ kërkohet nga gjiganti spanjoll, por lojtari thotë se ndjehet shumë mirë në ‘Old Trafford’ dhe nuk është duke e menduar largimin.
“Unë ndjehem shumë i dashuruar në Manchester. Unë ndjehem i vlerësuar këtu. Gjeja më e rëndësishme është që të përqendrohem sa më shumë në klub dhe të punojë sa më shumë”, ka thënë De Gea.
Ndryshe, mediat spanjolle raportojnë se klubi madrilen do të provojë që ta bëjë të vetin numrin një të Manchester Unitedit. /KP/

Nga
Telegrafi
18/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































