LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne paralajmëron Real Madridin para ndeshjes kthyese

De Bruyne paralajmëron Real Madridin para ndeshjes kthyese

Kevin de Bruyne ishte protagonist në konferencën për shtyp para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Mesfushori belg ishte një nga golashënuesit në ndeshjen e parë dhe shpjegoi mënyrën për të kaluar në finalen e kompeticionit më të madh evropian.


“Unë mendoj se nëse luajmë si javën e kaluar, mund të jemi një nga më të mirët. Ata janë gjithashtu një nga ekipet më të mira në botë”, ka deklaruar fillimisht De Bruyne.

A ka biseduar me Xavin se si ta mposhtë Real Madridin, Guardiola jep përgjigje interesante
Lexo po ashtu A ka biseduar me Xavin se si ta mposhtë Real Madridin, Guardiola jep përgjigje interesante

“Sa i përket ekipit tim, ne duhet të luajmë në një nivel të shkëlqyer. Mendoj do të jetë një ndeshje spektakolare dhe duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë. Shpresojmë që të arrijmë në Paris”.

“Jemi në një situatë të shkëlqyer, në rrugën e duhur. Mendoj se kemi qenë shumë herë në raunde të avancuara, luajmë për të fituar të gjitha garat. Thjesht duhet të ndjekim atë rrugë, jo të humbasim”.

Belgu më pas shtoi se po kalon në momentet më të mira në karrierë: “Duhet ta thuash. Nuk e kisha ndjerë kurrë atë dhimbje. Por, munda të kthehesha në nivelin tim. Lëndimi mendor ishte i rëndë, por sapo dhimbja u largua dy muaj më parë fillova të ndihem më i sigurt në veten time, në trupi im. Po i luaj të gjitha këto lojëra, dy në javë, ndihem sërish në nivelin tim. A është më mirë se më parë? Nuk e di, përpiqem të jem konstant”.

Citizens do të jenë mysafir të Real Madridit në të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu, aty ku përcaktohet finalisti i dytë. /Telegrafi/