LAJMI I FUNDIT:

De Biasi debuton me kërcënime: Nëse dikush lodhet, le të ngrejë dorën dhe të kërkojë zëvendësimin

De Biasi debuton me kërcënime: Nëse dikush lodhet, le të ngrejë dorën dhe të kërkojë zëvendësimin

Gianni De Biasi do të bëjë debutimin e tij ditën e sotme me skuadrën e Alavesit.

Pas një jave duke punuar, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare do të zbresë në fushën e lojës për të sfiduar Levanten si mysafirë.


Në konferencën e tij përpara mediave, De Biasi kërcënoi lojtarët dhe tha se dëshiron një grup të fortë për të arritur objektivat.

“Secili nga ne duhet të japë diçka për këtë skuadër. Duhet të zbresim në fushën e lojës për të dhënë shpirtin në fushë. Nëse dikush do të lodhet, le të ngrejë dorën dhe të kërkojë zëvendësimin. Unë do ta largoj nga fusha. Tifozët tanë kanë nevojë të shohin rezultatet pozitive, por edhe një ekip të fortë”.

“Lojtarët janë të motivuar dhe kanë punuar shumë mirë. Sigurisht që ne mund të japim diçka më shumë nga ajo që kemi dhënë deri tani. Ndeshja ndaj Levantes nuk është më e rëndësishmja e jetës sonë, por një rast ideal për djemtë t’u japin të gjithëve një mesazh të qartë”, tha fillimisht De Biasi, transmeton Panorama.

Debutimin do ta bëjë ndaj Levantes, skuadër që e ka stërvitur disa vite më parë.

“Është një skuadër që ka bërë një pjesë të parë të shkëlqyer ndaj Betisit, edhe pse humbi. Ata janë të entuziazmuar dhe mbajnë të njëjtën kënaqë- si nga sezoni i kaluar, por edhe ne duhet të rikthehemi të bëjmë Alaveshin. Shpresoj të na bëjnë ndonjë dhuratë, sepse jemi në momente të vështira”, përfundoi trajneri kuqezi duke qeshur.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori