LAJMI I FUNDIT:

Dayot Upamecano ka punuar me një tenor për të zgjidhur problemin në fushë

Dayot Upamecano ka punuar me një tenor për të zgjidhur problemin në fushë

Qendërmbrojtësi i Bayern Munichut dhe Francës, Dayot Upamecano ka punuar me një tenor për të përmirësuar teknikën e tij.

Fillimisht, mund të duket shumë e çuditshme se çfarë mund ta ndihmojë një tenor një futbollistë.

Në shtator të vitit të kaluar, pas një pune të madhe në prapaskenë, Upamecano arriti të fitonte një vend në skuadrën e Didier Deschamps për herë të parë që nga viti 2021.

Lojtarët që janë futur në vitin 2023 me vlerë të rritur - por jo edhe Messi
Lexo po ashtu Lojtarët që janë futur në vitin 2023 me vlerë të rritur - por jo edhe Messi

Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili vazhdoi të luajë pesë ndeshje në Kampionatin Botëror, u fokusua në përmirësime delikate në lojën e tij gjatë sezonit.

Dhe një nga hapat më të pazakontë për të rritur efikasitetin e tij në fushë erdhi nga një tenor.

Siç theksohet nga Philipp Kessler i TZ , Upamecano luftoi me dhimbje në kordat e tij vokale para dhe pas ndeshjeve.

Kredia e imazhit: Alamy

Por, në vend që të luftonte me dhimbjen, francezi ra në kontakt me një tenor nga Leipzigu, i cili e mësoi atë të përdorte kordat e tij vokale më butësisht.

Në të njëjtën kohë, këngëtari e ndihmoi Upamecanon të rriste volumin në zërin e tij, gjë që ka përmirësuar komunikimin e tij të përgjithshëm në fushë.

Në një intervistë me L’Equipen vitin e kaluar, mbrojtësi foli për çështjet e tij vokale.

Upamecaon “u tregon” mbrojtësve të Ligës Premier se si duhet ndaluar Haalandin
Lexo po ashtu Upamecaon “u tregon” mbrojtësve të Ligës Premier se si duhet ndaluar Haalandin

“Kur isha i ri, kisha vështirësi në komunikim”, deklaroi Upamecano. “Ndjeva nevojën për të punuar në zërin tim për të komanduar vijën e pasme. Kam punuar me një tenor. Ishte interesante. Është e rëndësishme të bërtasësh si mbrojtës. Duhet ta bësh për të qenë lider”.

Upamecano gjithashtu donte të fitonte një avantazh kur bëhej fjalë për shpejtësinë dhe fuqinë e tij, kështu që ai instaloi një ergometër nënujor në pishinën e tij në shtëpi.

Ish-mbrojtësi i RB Salzburg punësoi gjithashtu një kuzhinier personal dhe trajner fitnesi – dhe qartësisht funksionoi pasi ai vazhdon të lërë përshtypje për klubin dhe vendin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori