Dy femra kanë pohuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me David Bowien gjatë kohës kur ato ishin nën moshën madhore.

Pas deklaratave të David Baddiel (komik dhe shkrimtar anglez) se këngëtari legjendar kishte dashur të bënte treshe më një 16-vjeçare dhe shoqen e saj kur ishte në të katërdhjetat, dy shoqe të dikurshme të muzikantit të ndjerë kanë folur në lidhje me preferencat e tij për femrat më të reja.

Gjatë një prononcimi për Daily Mail, Dana Gillespie ka thënë se ka kryer marrëdhënie seksuale me Bowien kur ishte 14-vjeçare, ndërsa ai ishte 17 vjeç, ndërsa ishin takuar pas performancës së rokerit në Soho në vitin 1964. Mosha e pëlqimit për marrëdhënie intime në Mbretërinë e Bashkuar është 16 vjeç.

David Bowie (Foto: Express/Express/Getty Images/Guliver)

“Nuk kam menduar se Davidit i pëlqejnë femrat e reja në veçanti. Atij i pëlqenin femrat e bardha. Më është thënë se fjetja e tij me mua kur isha 14 vjeçe mund të konsiderohet ‘ligjërisht përdhunim’, por unë u kam thënë gazetarëve, shikoni, nuk mund ta shkruani këtë, po kam qenë e re, por thjesht po argëtoheshim”.

Lajmet për David Bowie Lajmet për David Bowie

Edhe Lori Maddox (e njohur si Lori Mattix) ka thënë se e kishte humbur virgjërinë me Bowien, kur ajo ishte 15 vjeçare, kurse ai 25 vjeçar. Ajo punonte si modele kur e takoi këngëtarin në Los Angeles në vitin 1972 derisa ai ishte në turne.

Fillimisht, kishte refuzuar të flinte me të, mirëpo pas pesë muajsh kishte kishin kryer marrëdhënie intime. Për më shumë, ajo ka pohuar se kanë bërë edhe treshe së bashku me shoqen e saj, Sable Starr. Mosha e pëlqimit për marrëdhënie intime në Kaliforni është 18 vjeç.

David Bowie (Foto: Evening Standard/Getty Images/Guliver)

“Ishim të rinj atëherë, ndërsa ai ishte 25 vjeçar. David nuk ishte yll akoma, prandaj nuk e shfrytëzoi avantazhin e të qenit i famshëm me mua. Mbetëm miq gjatë kohës sa ngritej në famë dhe ai vazhdimisht më kontaktonte për të mësuar se si po ecja në jetë. Ishim miq”, ka treguar Lori për Daily Mail.

Komiku David Baddiel ka thënë se një femër i ka treguar se Bowie e kishte joshur kur atë dhe një shoqe të sajën për treshe, kur femra në fjalë ishte vetëm 16 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Mustique në vitet e tetëdhjeta, kur rokeri ishte në të katërdhjetat.

David Bowie ndërroi jetë më 10 janar 2016 si pasojë e kancerit të mëlçisë, dy ditë pas ditëlindjes së 69-të dhe lansimit të albumit “Blackstar”. Ai ishte diagnostikuar me sëmundjen vdekjeprurëse 18 muaj më parë, por nuk e kishte bërë publike diagnozën. /Telegrafi/