LAJMI I FUNDIT:

David Alaba te Real Madridi – Bayerni tenton transferimin e Upamecanos

David Alaba te Real Madridi – Bayerni tenton transferimin e Upamecanos

Bayern Munichu tashmë ka hequr dorë nga David Alaba dhe po kërkon një zëvendësues për të.

Mbrojtësi austriak ka refuzuar renovimin e kontratës me Bavarezët, derisa raportohet se është afër transferimit te Real Madridi.


Kontrata aktuale e lojtarin skadon në verën e këtij viti dhe Los Blancos do e transferojnë atë si lojtar të lirë.

Tani, kampioni i Bundesligë po e kërkon një zëvendësues për të dhe duket se e ka gjetur te rivali, Rasenball Sport Leipzig.

Sipas saj që raporton Bild Sport, Bayerni është duke shpresuar në transferimin e Dayot Upamecanos nga rivali në ligë.

Lojtari është duke u kërkuar edhe nga Chelsea, Manchester United, Arsenali e Liverpooli, mirëpo skuadra gjermane ka përparësi.

Upamecano thuhet se do të vendos rreth të ardhmes së tij në fund të edicionit, në mënyrë që të përfundojë edicionin me RB Leipzigun. /Telegrafi/