Darwin Nunez u dërgon një mesazh të qartë pronarëve të Al-Hilalit pasi e përjashtuan nga skuadra

Darwin Nunez duket se i ka dërguar një mesazh pronarëve të Al Hilalit gjatë përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve të Azisë kundër Al Wahdas, vetëm disa ditë pasi u përjashtua nga lista e lojtarëve që mund të paraqiten në kampionat.
Pas ardhjes së Karim Benzema në janar, Nunez u hoq nga lista e skuadrës së Al Hilal për gjysmën e dytë të sezonit në ligë.
Klubet arabe lejohen të regjistrojnë vetëm tetë lojtarë të huaj të lindur para vitit 2003 në skuadrat e tyre prej 25 lojtarësh, dhe Nunez, i cili u bashkua nga Liverpooli verën e kaluar për 46 milionë euro plus bonuse, u përjashtua së bashku me ish-mbrojtësin e Arsenalit, Pablo Mari.
“Vendimi ishte i vështirë, por kjo është puna e një trajneri. Ai merr shumë vendime çdo ditë, edhe në çdo seancë stërvitore”.
“Nunez dhe Pablo janë lojtarë të mirë. Dua t’i kem në të gjitha kompeticionet, por e dimë kufizimet për regjistrimin e lojtarëve të huaj”, ka deklaruar Inzaghi.
Nunez ende nuk ka bërë një deklaratë publike për përjashtimin e tij, por reagimi i tij ishte i fuqishëm të hënën mbrëma, kur shënoi dy gola në fitoren 2-1 kundër Al Wahda në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Pas shënimit të golit të dytë, Nunez u kthye dhe shikoi me ironi drejt vendit ku qëndronte pronari i Al Hilal.
Darwin Núñez scored a BRACE for Al-Hilal today in their Asian Champions League game. After being axed from Al-Hilal's league squad to accommodate Karim Benzema, he looked and stared straight at the stand where the club owner sits right after scoring. What a guy 👊🏻
byu/AMultiversalBeing inLiverpoolFC
Me një buzëqeshje të lehtë, ai mbajti shikimin për disa sekonda para se të kthente kokën dhe të thoshte diçka për vete.
Nuk dihet se çfarë tha Nunez, por festa e tij e heshtur ka shkaktuar shumë diskutime.
Reprezentuesi uruguaian, i cili ka shënuar nëntë gola në 24 paraqitje këtë sezon, fiton sipas raportimeve 20 milionë euro në vit te Al Hilal, që përkthehet në 400 mijë euro në javë./Telegrafi/





















































