Tifo grupi Dardanët që gjithmonë janë pranë Përfaqësueses së Kosovës, kësaj radhe kanë dal edhe në krahë të familjeve në nevojë.

Ata kanë filluar shpërndarjen pakove ushqimore para muajit të Ramazanit.


“Sot, filluam shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për personat dhe familjet në nevojë. Në këtë kohë pandemie, si asnjëherë më parë duhet të jemi solidarë dhe të bashkuar”.

“Duke uruar muajin e bekuar të Ramazanit dhe duke dëshiruar gjithë besimtarëve të fesë islame agjërim të lehtë, ne Dardanët tifozët e Kosovës, ftojmë të gjithë qytetarët e vendit për solidaritet, paqe dhe kujdes. Të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe të kujdesemi për njëri tjetrin”.

“Me kujdes të shtuar dhe me respektimin e udhëzimeve të organeve kompetente të Kosovës, do t’a mposhtin edhe pandeminë”.

“Njëkohësisht, përzemërsisht përshëndesim gjithë futbollistët dhe futbolldashësit e Kosovës anembanë botës. Ëndrra e Kosovës në Euro2020 vazhdon”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app