LAJMI I FUNDIT:

Dardan Islami: Teuta Rugova bëri potez të madh politik

Dardan Islami: Teuta Rugova bëri potez të madh politik

Avokati Tomë Gashi dhe opinionisti Dardan Islami kanë komentuar veprimin e deputetes së e zgjedhur të LDK-së, Teuta Rugova, e cila ditë më parë u bë kryelajm i mediave, nëse do të votojë pro ose jo për Ramush Haradinajn.

“Teuta Rugova respektohet jo për shkak të votave por për shkak se është e bija e presidentit Rugova, të cilin ajo e ka potencuar edhe në postimin e saj, por edhe shumë herë është thirrur në babain e saj”, tha Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.


“Mendoj se ajo s’e ka shkruar fare atë status, por e kanë shkruar të tjerët. E kemi parë 4 vite në Parlament sa ka qenë aktive dhe sa shumë është e dëgjueshme ndaj partisë, madje edhe kur u votua për presidentin Thaçi, ndonëse ajo dhe familja  e saj kishin probleme me të”, ka thënë Gashi, duke iu referuar gjithë zhurmës që u bë pas vizitës së Haradinajt në rezidencën Rugova.

Gashi ka thënë poashtu se merita që Teuta Rugova është në Kuvend është e parardhësit të saj, presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Në anën tjetër, opinionsti Dardan Islami ka thënë se deputetët kanë të drejtë të votojnë ndryshe nga partia e tij.

”Deputeti ka drejtë të vendosë kundër partisë së tij. Teuta bëri potez të madh politik. Kjo është fantastike”,tha ai.

Por, sipas Gashit, kjo nuk është korrekte.

“Secili deputët i cili e fiton mandatin e ka të drejtën e vet individuale për të vendosur, por nuk është korrekte të vendosë jashtë qëndrimit politik të partisë”, tha Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori