LAJMI I FUNDIT:

Dardan Berisha ndjehet i motivuar me rikthimin te Peja

Dardan Berisha ndjehet i motivuar me rikthimin te Peja

Basketbollisti më i mirë i Kosovës, Dardan Berisha është rikthyer në vendlindjen e tij në Karagaq të Pejës. Reprezentuesi i Kosovës vendosi të kthehet në shtëpi, aty edhe ku e nisi karrierën.

“Jam kthyer në shtëpi pas shumë viteve. Është një emocion i madh për mua. Besoj se do të jap kontributin tim që basketbolli i Pejës të kthehet aty ku e ka vendin. Kampion në Kosovë dhe di çka më shumë. Për këtë sezon ndoshta është herët por ambiciet janë të mëdha. Për këtë edhe kam ardhur”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Dardan Berisha.


Basketbollisti e cilëson rikthimin te Peja si vendim të qëlluar pasi kohëve të fundit i kishte munguar motivimi.

“Problemi më së shumti ka qenë me motivimin. Ndoshta për këtë edhe jy ndryshim do të më jep motivim. Do të motivohem ekstra kur të luaj për vendin tim.

Ai i ka munguar basketbollit të Kosovës për dy muaj dhe nuk ka stërvitur me asnjë skuadër. Por një basketbollisti të kalibrit siç është Dardani nuk i nevojitet shumë punë për t’u rikthyer në formën e duhur.

“Besoj për dy-tri javë do të jem në formë tamam të mirë. Për play-of do të jem 100% i përgatitur dhe ajo është më e rëndësishme”, shtoi më tej Berisha.

Në Kosovë Berisha njihet si basketbollisti që në secilën skuadër që ka shkuar ka fituara trofe.Sipas tij njëjtë do të jetë edhe në këtë stinorë.

Dardan Berisha rikthimin te Peja do ta bëj të mërkurën në ndeshjen në kuadër të Ligës Ballkanike kundër skuadrës malazeze Ibar Rozhaje. Ai ka një kërkesë për tifozët pejan në prag të kësaj ndeshjeje.

“Duhet të vijnë të na ofrojnë përkrahje sa më të madhe. Normal edhe unë tash kam nevojë për përkrahje dhe motivim shtesë. Edhe lojtarët tjerë që janë në skuadër duhet të ndjejnë përkrahjen e tifozëve”.

Basketbollisti shpreson se Peja do të arrijë atë nivel që më nuk do të ketë nevojë të largohet dhe pse jo edhe të mbyll këtu karrierën  e tij profesionale./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori