LAJMI I FUNDIT:

Danon: Izraeli nuk të largohet kurrë nga Jerusalemi

Danon: Izraeli nuk të largohet kurrë nga Jerusalemi

Ambasadori i Izraelit në OKB theksoi sot se vendi i tij nuk do të largohet kurrë nga Jerusalemi gjatë një debati mbi një rezolutë që dënon SHBA-të për njohjen e Qytetit të Shenjtë si kryeqytet të shtetit hebre.

“Asnjë rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme nuk do të na largojë nga Jerusalemi”, deklaroi Danny Danon nga foltorja e Asamblesë, pak para se të fillojë votimi mbi këtë tekst që pritet të miratohet me një maxhorancë të gjerë, por që nuk është detyrues.


Organizuar me iniciativë të palestinezëve, ky votim është për një tekst që thekson se çdo vendim mbi statusin e Jerusalemit nuk ka forcë ligjore dhe se çështja e Jerusalemit duhet të jetë pjesë e një marrëveshje paqeje përfundimtare mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Ne do të mbajmë shënim këto vota”, ishte shprehur Donald Trump një ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë, duke dënuar të gjithë këto shtete që marrin paratë amerikane dhe më pas votojnë kundër Amerikës në Këshillin e Sigurimit, apo në Asamblenë e Përgjithshme.

“Ata marrin qindra milionë dollarë dhe ndoshta miliarda dollarë, dhe më pas votojnë kundër nesh”, u shpreh ai me rastin e një takimi në prani të kabinetit.

“Lërini të votojnë kundër nesh, ne do të kursejmë shumë”, shtoi ai.