Futbollisti anglez, Danny Drinkwater, është rrahur nga disa persona, pasi u përpoq t’ia merrte të dashurën një futbollisti tjetër.

29-vjeçari, i cili është i huazuar nga Chelsea te Burnley, është përfshirë në një përleshje me futbollistin tjetër në një klub në Mançester.

Të gjitha lajmet nga Danny Drinkwater Të gjitha lajmet nga Danny Drinkwater

Ai është nxjerrë jashtë nga stafi i sigurimit, para se të sulmohej nga një grup prej gjashtë personash, të cilët e kanë goditur me një “objekt të topitur”.

Dukja e Danny Drinkwater pas rrahjes (Foto: The Sun)

“Ishte jashtëzakonisht keq me gjak kudo”, ka thënë një burim, transmeton The Sun. Më tej, është thënë se disa prej tyre kishin bërtitur: “Thyeja këmbët”.

E gjitha kishte nisur kur Drinkwater kishte nisur ta ngacmonte një femër e bukur, e cila ishte e dashura e futbollistit të Scunthorpe United, Kgosi Ntlhe.

Ai ka qenë i dehur dhe citohet t’i ketë thënë: “Nuk më intereson mik, ajo do të vijë me mua” dhe pastaj ka nisur përleshja ndërmjet dy futbollistëve.

Sigurimi i ka nxjerrë që të dy jashtë klubit dhe pastaj jashtë Drinkwater është sulmuar nga personat tjerë duke pësuar lëndime. /Telegrafi/