LAJMI I FUNDIT:

Danny Boyle nuk do ta bëjë regjinë e filmit të ri të James Bondit

Danny Boyle nuk do ta bëjë regjinë e filmit të ri të James Bondit

Danny Boyle hoqi së bëri regjinë e filmit më të ri rreth të agjentit sekret të njohur si James Bond.

Kështu së paku shkruan në një komunikatë të lëshuar prej prodhuesve të filmit teksa tregojnë se për shkak të “dallimeve krijuese” regjisori britanik nuk e ka marrë përsipër këtë punë.


“Michael Willis, Barbara Brokoli dhe Daniel Craig kanë konfirmuar se për shkak të dallimeve krijuese, Danny Boyle vendosi që të mos e drejtoj Bondi 25”, shkruan në komunikatën zyrtare të 007 të publikuar në Twitter.

Danny Boyle (Getty Images)

Publikimi nuk jep detaje se cilat janë dallimet, as nuk jep informacion se kush do të jetë regjisori i ri.

Filmi i 25 me rend rreth James Bondit, në pronësi të MGM, aktualisht është në fazën e para produksionit dhe premiera pritet të jepet në nëntor të vitit 2019.

Boyle në të kaluarën ka drejtuar filma që kanë fituar çmime Oscar, i tillë është “Slumdog Millionaire”, i cili në vitin 2008 fitoi tetë çmime prestigjioze.

Të gjitha lajmet rreth filmit James Bond
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth filmit James Bond

Gjithashtu, producentët njoftuan se Craig do të luan për herë të pestë rolin e James Bondit.

Frashiza Bond është një nga më të vlefshmit në industrinë e filmit. I fundit, “Specter”, me regji të Sam Mendesit, fitoi 880 milionë dollarë nga shfaqjet në kinema. Mendes gjithashtu drejtoi “Skyfall” e vitit 2012, i cili fitoi më shumë se një miliard dollarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori