LAJMI I FUNDIT:

Danimarka dhe Australia dhurojnë spektakël, por ndahen baras

Danimarka dhe Australia dhurojnë spektakël, por ndahen baras
SAMARA, RUSSIA - JUNE 21: Simon Kjaer of Denmark helps Mathew Leckie of Australia to his feet during the 2018 FIFA World Cup Russia group C match between Denmark and Australia at Samara Arena on June 21, 2018 in Samara, Russia. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)

Danimarka dhe Australia kanë zhvilluar një ndeshje shumë të bukur dhe me ritëm të lartë, por që nuk solli fitues (1-1).

Skandinavët e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e shtatë.


Goli i shënuar nga danezët ishte mjaftë i bukur dhe i organizuar  në mënyrë perfekte.

Jorgensen pranoi një top në zonë dhe pa shikuar e pason prapa për Christian Eriksen i cili me një gjuajtje me të parën shënon për 1-0.

Christian Eriksen (Getty Images)

Në minutën e 24-të Danimarka kishte përsëri rast të mirë.

Henrik Dalsgaard harkon bukur në zonë për Nicolai Jorgensen, por gjuajtja e tij me kokë shkon afër shtyllës.

Minuta e 36-të futi në përdorim VAR-in. Gjyqtari i Antonio Mateu Lahoz, pasi shikoi incizimet vendosi për penallti në të mirë të Australisë, pasi dukshëm me dorë kishte luajtur Yussuf Poulsen.

Mile Jedinak e mori përgjegjësin dhe gjuajti bukur duke e mposhtur Kasper Schmeichelin.

Mile Jedinak (Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë i takoi në tërësi Australisë.

‘Kangurët’ rrezikuan në Aaron Mooy në minutën e 71-të, por që pa sukses.

Duel i dytë nga ndeshja (Getty Images)

Daniel Arzani ishte enigmë e pazgjidhur për danezët. Lojtari këmbëshpejtë rrezikoi disa herë portë, por Schmeichel nuk pranoi gol.

Më këtë rezultat Danimarka ka gjashtë pikë, ndërsa Australia ka katër. /Telegrafi/   

https://www.youtube.com/watch?v=SP4-cAvVT1g&feature=youtu.be&t=1