LAJMI I FUNDIT:

Dani Alves shpallet lojtari më i mirë në Kupën e Amerikës

Dani Alves shpallet lojtari më i mirë në Kupën e Amerikës
Dani Alves (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Dani Alves është shpallur lojtari më i mirë në Kupën e Amerikës, pas ndeshjeve të jashtëzakonshme që zhvilloi në këtë edicion.

Mbrojtësi 36-vjeçar ishte vendimtar për Brazilin në të gjithë rrugëtimin që bënë në garën më të madhe në Amerikën Latine.


Selecao e fituan Kupën e Amerikës, pasi në finale mposhtën Perunë (3-1), derisa Alves është shpallur lojtari më i mirë.

“Nuk është gjithmonë se kush shënon gola më shumë, nganjëherë duhet ta shtyni përpara të gjithë vendin, këtë e bërë ti Dani Alves, për t’u bërë lojtari më i  mirë në CONMEBOL”, thuhet në postimin e Kupës së Amerikës në Twitter.

Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe
Lexo po ashtu Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe

Por, në këtë edicion të kësaj gare edhe Alisson Becker ishte në një nivel tejet të lartë, për ta fituar kështu çmimin e portierit më të mirë.

Nga ana tjetër, Everton Soares është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës me tre gola të shënuar, po aq sa kishte edhe Paolo Guerrero i Perusë, mirëpo një e kishte shënuar nga penalltia. /Telegrafi/