LAJMI I FUNDIT:

Dani Alves: Messi tregoi mos respekt me deklaratën në Kupën e Amerikës

Dani Alves: Messi tregoi mos respekt me deklaratën në Kupën e Amerikës
Dani Alves vs Lionel Messi (Foto: Juliana Flister/Getty Images/Guliver)

Dani Alves e ka kritikuar ish-bashkëlojtarin e tij Lionel Messin, pasi ky i fundit ka thënë se Kupa e Amerikës ishte e korruptuar, pas humbjes nga Brazili.

Ylli argjentinas ka deklaruar se CONMEBOL ishte e përfshirë në korrupsion dhe se ai nuk do ta marrë medaljen e një gare që është e zhytur në kurdisje të ndeshjes.


Por, Alves e ka kritikuar deklaratën e tij të bërë pas fitores së ‘Les Albiceletes’ ndaj Kilit për vendin e tretë.

Lionel Messi duke u larguar nga ndeshja pas kartonit të kuq. (Foto: Alessandra Cabral/Getty Images/Guliver)

“Një shok nuk ka gjithmonë të drejtë edhe pse është vetëm një shok. Ju mund ta thoni atë kur jeni nervoz, por nuk do të thotë që unë duhet të pajtohem me të”, ka thënë mbrojtësi brazilian për Sport TV ‘Bem Amigos’.

“Fillimisht, ai është duke treguar mos respekt për Selecaot, në pikëpamjen time. Së dyti, ai është duke u treguar jo profesionist me disa bashkëlojtar që kanë luftuar për të fituar diçka”.

Messi nuk e pranoi medaljen dhe shpërtheu pas ndeshjes: Nuk e mora medaljen sepse nuk dua të bëhem pjesë e korrupsionit
Lexo po ashtu Messi nuk e pranoi medaljen dhe shpërtheu pas ndeshjes: Nuk e mora medaljen sepse nuk dua të bëhem pjesë e korrupsionit

“Unë jam një shok i tij që e thotë gjithmonë të vërtetën, dhe mendoj se ai e kishte gabim duke i thënë ato gjëra”, ka shtuar më tej 36-vjeçari.

Messi mund të suspendohet për dy vite për deklaratat e bëra pas Kupës së Amerikës, e që do të mungonte në Kupën e Amerikës për vitin e ardhshëm dhe kualifikimet për Kupën e Botës 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori