LAJMI I FUNDIT:

Dallimi është më se i dukshëm: Me këto ngjyra të mureve banesa e vogël do të duket më e madhe, më e shndritshme dhe më e gjerë!

Dallimi është më se i dukshëm: Me këto ngjyra të mureve banesa e vogël do të duket më e madhe, më e shndritshme dhe më e gjerë!

Ngjyra mund ta zvogëlojë dhomën vizualisht, por edhe ta rrisë në vëllim të pabesueshëm

Ajo që me siguri nuk e dëshironi është që banesa juaj, sado që të jetë e ngushtë, të mos duket vizualisht më e vogël. Në atë pikëpamje po ju prezantojmë ngjyrat të cilat janë zgjidhje për banesat tuaja të vogla, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk jeni adhurues i ngjyrës së bardhë klasike, tonet e ngjyrës pastel mund të jenë perfekt për fisnikërimin e mureve të banesës suaj.


E verdha e shndritshme pastel, rozë e zbehtë dhe e kaltra, do të mundësojë që hapësirën ta plotësoni me freski dhe ta përdoreni dritën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kontrasti i toneve pastele dhe të bardhë do të bëjë balancë perfekt në hapësirë. Gjithashtu në këtë kombinim janë të dëshirueshme dyshemetë e shndritshme.

Nëse dëshironi që të theksoni bukurinë e hapësirës në të cilën jetoni, nuancat e ngrohta të së kaltrës në mure sikur janë krijuar për ju. Ngjyra e kaltër do ta bëjë hapësirën të duket dukshëm më të madhe pa e prishur konceptin në të.

Ngjyra e kaltër e ngrohtë mund të jetë edhe në formë të murit të theksuar, sepse pak i nevojitet hapësirës së vogël të duket njëherësh më e madhe dhe më e bukur.

Mund të rrisni efikasitetin e reflektimit të toneve të ftohta të shndritshme, me përdorimin e ngjyrave me përfundim të shndritshëm.

Nuancat e ftohta të së kaltrës, ngjyra e livandës dhe tonet e ngjashme mund të rrisin vizualisht hapësirën në të cilën qëndroni çdo ditë. Këto ngjyra posaçërisht duken bukur në hapësirën e cila nuk ka dritë të mjaftueshme natyrale.

Për ta bërë hapësirën e vogël më të madhe në shikim të parë dhe gjithsesi të ardhshëm përdorni paletën e toneve të lehta neutrale. Ngjyra e hirtë e shndritshme është sikur e krijuar për hapësira të vogla të cilave u është e nevojshme prekja e stilit dhe e elegancës.

Disenjatorët e enterierit këshillojnë që të kërkoni ndër tonet e errëta neutrale atë ngjyrë e cila i përshtatet stilit tuaj, por e cila njëherësh do ta zgjerojë vizualisht hapësirën. Tonet e errëta neutrale në kombinim me mobiliet ngjyrë të shndritshme krijojnë në hapësirë iluzionin optik të hapësirës më të madhe.

/Telegrafi/