LAJMI I FUNDIT:

Dallga gjigante shkakton panik tek pushuesit në Rio De Zhanerio

Dallga gjigante shkakton panik tek pushuesit në Rio De Zhanerio

Moti i keq ka shkaktuar një dallgë të madhe në Rio De Zhanerio, e cila solli panik tek shumë pushues që ndodheshin atë çast në breg të detit.

Ata u detyruan të merrnin menjëherë në krahë fëmijët e tyre pasi vala e çuditshme pushtoi bregun e detit, përcjell opinion.al.


Ndonëse zgjati më pak se një minutë, shkaktoi shumë panik dhe kaos dhe të gjithë sendet u shpërndanë në të gjithë bregun.