LAJMI I FUNDIT:

Daka sqaron pse nuk po u mundësohet votimi të gjithë pacientëve të shtrirë nëpër spitale

Daka sqaron pse nuk po u mundësohet votimi të gjithë pacientëve të shtrirë nëpër spitale

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka folur gjatë konferencës për medie edhe për personat që janë shtruar nëpër spitale, për të cilët ka pasur reagime se nuk po u mundësohet që të votojnë.

Daka ka thënë se afati për tu regjistruar si votues ka qenë deri më 11 shkurt, ndërsa theksoi se për të gjithë ata që janë regjistruar deri me këtë datë, kanë shkuar ekipet mobile për tu mundësuar votimin.


“Më duhet të ju njoftoj se për të gjithë ata që kanë qenë të shtrirë në institucione shëndetësore, për tu regjistruar si votues afati ka qenë deri më 11 shkurt. Te të gjithë ata që janë regjistruar si votues me nevoja të veçanta kanë shkuar ekipet. Ne jemi të vetëdijshëm që nga data 11 ka pasur persona tjerë që janë shtruar në spitale, mirëpo është procedura që së pari kërkon të regjistrohen si votues e pastaj të votojnë si persona me nevoja të veçanta”, ka thënë ajo.

Pacientëve të shtrirë në QKUK nuk po u mundësohet votimi - kërkohet të bëhet zgjidhje
Lexo po ashtu Pacientëve të shtrirë në QKUK nuk po u mundësohet votimi - kërkohet të bëhet zgjidhje

Ndërkaq, disa orë më parë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi për media kishte thënë se pacientëve të shtrirë në QKUK nuk po u mundësohet votimi.

ShSKUK thotë se “shpreh shqetësimin se pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”.

“ShSKUK, sipas kërkesës së KQZ, ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në, se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë”, thuhet në reagim.

Tutje, ShSKUK kërkon nga KQZ që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, po ashtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori