LAJMI I FUNDIT:

Dajën e kënaqin tre pikët në Klinë, i vije mirë për golin e Korenicës

Dajën e kënaqin tre pikët në Klinë, i vije mirë për golin e Korenicës
Foto nga arkivi

Ballkani është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Dukagjinin e Klinës në udhëtim me rezultat 1-2.

Meriton Korenica dhe Nazmi Gripshi realizuan golat për kampionin në fuqi të Kosovës që vazhdon të jetë lider në Albi Mall Superligë.


Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka mbetur i kënaqur me tre pikët e fituara në Klinë, derisa thotë se duhet t’i përmirësojnë disa gabime.

“E nisëm me gol në fillim dhe bëmë mirë, por në fund fare, ashtu siç po na ndodh në periudhën e fundit, edhe kur jemi në epërsi bëjmë gabime të tilla”.

Ballkani i jep fund krizës, fiton me lehtësi përballë Dukagjinit
Lexo po ashtu Ballkani i jep fund krizës, fiton me lehtësi përballë Dukagjinit

“Ende nuk jemi të qetë në aspektin psikologjik. Fitorja na bën mirë në këtë aspekt dhe duhet të përmirësojmë disa gabime. Më vjen mirë për Korenicën që shënoi”.

“Fituam në një fushë të vështirë dhe ky trepikësh na jep qetësi në vazhdim. Kemi pasur disa lëndime e mungesa të cilët po kthehen në formën më të mirë”.

“Ngadalë po kthehemi në maksimumin tonë sepse kur mungojnë disa titullarë, normalisht se ka probleme”, ka thënë trajner Daja për “ArtMotion” pas fitores ndaj Dukagjinit në Klinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori