LAJMI I FUNDIT:

Dafina konfirmon bashkëpunimin me Cricket, publikon fotografi nga xhirimet e klipit

Dafina konfirmon bashkëpunimin me Cricket, publikon fotografi nga xhirimet e klipit

Në kohën e përhapjes së virusit vdekjeprurës COVID-19, kur të gjithë jemi të karantinuar në shtëpi, muzika është ajo që na mban më në formë e po ashtu edhe më aktivë.

Në këtë situatë të vështirë për vendin, një projekt muzikor kanë vendosur ta sjellin këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri në bashkëpunim me njërin prej producentëve më të suksesshëm shqiptarë, Cricket.


Është vet artistja shqiptare, ajo e cila ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare, Instagram, nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.

E veshur me një fustan ngjyrë violet e me stil të ri të flokëve, këngëtarja Zeqiri ka arritur të rrëmbejë vëmendje të madhe.

“Keqëkuptime një mbas një. Por, muzika është ajo që më ka ndihmuar të shprehem nga zemra. Vetëm përmes muzikës tregoj se si ndihem në thellësinë time. Cricket&Dafina”, është përshkrimi që Dafina ia ka vënë postimit të ndarë me ndjekësit e saj.

Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Projekti duket të jetë punuar në studion e Cricket “Friends Entertainment”, aty ku tashmë janë ‘gatuar’ shumë prej hiteve të mëdha shqiptare.

Donat Prelvukaj (emri i vërtetë i Cricket) këtë vit ka paralajmëruar shumë prurje të reja muzikore ndërkohë që Dafina është duke punuar në albumin e saj të ri. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Me fal Remix. Shum shpejt projektet e reja🎹

A post shared by Donat Prelvukaj (@cricket.music) on Mar 17, 2020 at 3:14pm PDT

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori