LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Grenell solli dy mesazhe, njërën për Prishtinën, tjetrën për Beogradin

Daçiq: Grenell solli dy mesazhe, njërën për Prishtinën, tjetrën për Beogradin

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se dy porosi kanë shënuar vizitën e emisarit të SHBA-së, Richard Grenell, prej të cilave njëra i është  drejtuar Prishtinës për të hequr taksën, e tjetra Beogradit për të pezulluar fushatën kundër pavarësisë së Kosovës. Por, sipas tij “këto dy gjëra nuk janë të krahasueshme dhe nuk mund të jenë të njëjta”.

Shefi i diplomacisë serbe, në intervistë për televizioni shtetëror serb, ka thënë se mesazhet e sjella nga Grenell nuk janë të reja dhe një qëndrim i ngjashëm është marrë nga vendet e QUINT-it.


“Presidenti Vuçiq ka përsëritur se këto dy gjëra nuk mund të futen në të njëjtin rrafsh. Taksa duhet të hiqet, sepse Serbia nuk ka aplikuar taksa kur Prishtina bëri fushatë për njohjen e pavarësisë. Nëse të gjithë dëshirojnë, ne jemi të gatshëm të arrijmë një moratorium, por atëherë duhet të ndalohet lobimi i shteteve të mëdha për Kosovën, si dhe lobimi për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ka ndryshuar raporti i forcave dhe kjo po u dhemb atyre [Kosovës]. Nga 193 shtete anëtare të OKB, 93 prej tyre e njohin pavarësinë e Kosovës, 95 nuk e njohin, kurse pesë vende janë në gjendje fluide”, tha Daçiq, përcjell Telegrfi.

Sipas ministrit të jashtëm serb, vizita në Grenell ka një shenjë pozitive, “sepse vendos theksin tek temat ekonomike dhe këto janë nisma të dobishme dhe tregon pozicionin e ndryshuar të administratës amerikane në kuptimin e angazhimit  të një zgjidhjeje kompromisi”.

Megjithatë, Grenell tha se afati për arritjen e një marrëveshjeje nuk është caktuar, por se nuk ka shumë kohë.

“Mesazhi i Grenell se afati për të arritur një zgjidhje nuk është i pakufizuar kryesisht i është adresuar Prishtinës”, tha Daçiq.

Sipas tij, stuata në Prishtinë është pasojë e marrëdhënieve të tyre të brendshme politike, por edhe dialogu është bllokuar shkaku i kësaj. /Telegrafi/