Prodhuesi rumun i veturave Dacia që është pjesë e grupit francez Renault, ka njoftuar se ka shënuar rritje të shitjes deri në 5.9 për qind në gjashtëmujorin e parë të këtij viti – nëse krahasohet me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar.

Kjo ndodhi pavarësisht problemeve me pandeminë e COVID-19 dhe krizën globale të komponentëve elektronike të veturave.

Bëhet fjalë për një total prej 277.885 veturave Dacia, që janë regjistruar deri në fund të qershorit të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se këto rezultate, e bëjnë Dacian “brendin e vetëm evropian në mesin e 20 brendeve të mëdha që kanë regjistruar rritje të shitjes”.

Reklama

Brenda fushës së mbulimit dhe shpërndarjes, Dacia rriti pjesën e saj të tregut me 0.8 pikë apo 3.9 për qind.

Reklama

Rezultatet e mira janë pas suksesit të shitjes së modeleve Sandero (112 mijë njësi, +1.8 vs H1 2021) dhe Duster (99 mijë njësi, +5.5 për qind vs H1 2021) dhe dy modelet e reja Spring (20 mijë njësi) dhe Jogger (21.700 njësi).

Në Evropë, brendi i veturës rumune është pozicionuar në vendin e tretë si brend në fushën e auto-industrisë. /Telegrafi/