LAJMI I FUNDIT:

Curva Nord ka tre muaj që përgatitë koreografinë për Derby della Madonnina

Curva Nord ka tre muaj që përgatitë koreografinë për Derby della Madonnina
Koreografia nga tifozët e Interit ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve (Foto Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Derbi mes Interit dhe Milanit është i shumë pritur jo vetëm nga tifozët e këtyre dy skuadrave, por edhe nga tifozët e ekipeve tjera të futbollit.

Derby della Madoninna njihet për rivalitetin e madh në fushë, por edhe në tribuna.

Të dy tifozeritë ultrase gjithmonë përgatisin koreografi të bukura para fillimit të ndeshjes.

Në mesin e koreografisë së Interit për disa minuta u shfaq edhe flamuri i Interit

Këtë herë vendasit Curva Nord i kanë kërkuar tifozëve të zakonshëm të jenë së paku një orë më herët në stadiumin Giuseppe Meazza, pasi kanë nevojë për ndihmën e tyre për të shpalosur koreografinë e madhe që kanë planifikuar.

Tifozët e Interit rrugës për stadium para ndeshjes ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

“Në pritje të derbit të së dielës, i ftojmë të gjithë interistat që janë të vendosur në sektorin një, dy, tre të unazës së gjelbër të jenë të pranishëm në stadium së paku një orë para fillimit të ndeshjes. Kjo do të na lehtësonte shumë procesin e hapjes së koreografisë në të cilën kemi punuar për tre muaj”.

“Duke marrë parasysh delikatesën dhe vështirësitë në fazën e hapjes, ne llogarisim në ndihmën dhe përkrahjen tuaj që gjithçka të ketë sukses”, shkruan Curva Nord në njoftimin e tyre për publikun.

Interi është skuadra që ka mesataren më të madhe të shikuesve në stadium në vitet e fundit në Itali (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Nga kjo kujtojmë se kësaj here do të kemi një koreografi fantastike, ndërsa më poshtë keni disa tjera që janë shpalosur në derbit e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori