LAJMI I FUNDIT:

Cuadrado realizon një nga golat më të bukur të këtij viti

Cuadrado realizon një nga golat më të bukur të këtij viti

Juventusi ka kaluar në epërsi si nikoqir i Genoas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16 në Serie A.

Juan Cuadrado ka realizuar në minutën e nëntë një gol absolutisht spektakolar direkt nga këndorja.


Derisa pritej të gjente kokën e ndonjë bashkëlojtari, anëtari i Biankonerëve gjeti rrjetën.

Natyrisht se lojtarët e Juventusit u zunë në befasi, pasi nuk pritej që ky top të shkonte në rrjetë. /Telegrafi/