LAJMI I FUNDIT:

Crystal Palace godet me dy transferime në një ditë (Foto)

Crystal Palace godet me dy transferime në një ditë (Foto)

Skuadra angleze ka filluar aktivitetin e saj në afatin kalimtar veror.

Pas dështimit të transferimit të sulmuesit belg, Michy Batshuayi nga Marseille, klubi anglez ka vendosur të hollat t’i shpenzoj diku tjetër dhe mos të rri kot.


Transferimi i parë nga Palace në ditën e sotme, ka ardhur nga Newcastle dhe është mesfushori anglez, Andros Townsend, i cili i ka kushtuar plot 13 milionë funte.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Ndërsa, transferimi i dytë është portieri francez, Steve Mandanda, i cili ka ardhur si agjent i lirë, pas përfundimit të kontratës me klubin francez, Marseille.

Mesfushori anglez ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vite, ndërsa portieri francez për tri vite. /Telegrafi/