LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo thuhet të ketë injektuar botoks për zmadhimin e organit gjenital

Cristiano Ronaldo thuhet të ketë injektuar botoks për zmadhimin e organit gjenital
(Foto: Instagram/cristiano)

Sipas raportimeve, Cristiano Ronaldo i është nënshtruar një trajtimi për të rritur trashësinë e organit gjenital deri në 2.5 centimetra.

Në moshën 37-vjeçare, superylli portugez mbetet një sportist elitar që e mban në mënyrën më të mirë gjendjen e tij fizike me synimin për ta shtyrë sa më shumë daljen në pension nga loja e bukur.


Përbërësit e këtij suksesi të zgjatur të korrur nga lojtari aktual i Manchester Unitedit gjatë gjithë karrierës së tij, kanë përfshirë fokusin në një dietë dhe stil jetese të shëndetshëm, si dhe rutinat e ushtrimeve me regjim para dhe pas stërvitjeve.

Georgina Rodriguez tregon fizikun e partnerit të saj gjatë pushimeve luksoze të familjes në Mallorca
Lexo po ashtu Georgina Rodriguez tregon fizikun e partnerit të saj gjatë pushimeve luksoze të familjes në Mallorca

Krahas shprehive për të zgjatur karrierën në futboll, ka lindur një tjetër nxitje, lidhur me botoksin që Ronaldo i është nënshtruar disa herë për të luftuar rrudhat në fytyrën e tij. Sipas gazetës spanjolle, La Razon, futbollisti i është nënshtruar një trajtimi të ri, por në një zonë tjetër dhe më intime të trupit – në organin gjenital.

Arsyeja e zmadhimit të penisit

Trajtimi thuhet se është thjesht nga pikëpamja estetike, përmes aplikimit të toksinës botulinum, siç njihet më shpesh botoksi që synon të rritë perimetrin e penisit.

Studimet shkencore të cituara mbështesin idenë se me këtë procedurë, trashësia rritet midis 1.0 dhe 2.5 centimetra në perimetër, efekt që pritet të zgjatë për të paktën dy vjet. Pastaj, Cristiano ka të ngjarë të kthehet në një klinikë për t’iu nënshtruar përsëri këtij trajtimi, nëse rezulton efektiv.

(Foto: Instagram/cristiano)

“Është një substancë e butë, e ngjashme me xhel, që gjendet natyrshëm në trup” thotë Mohamad El-Ahmed, një nga meshkujt e parë që injektoi botoks në organin gjenital. Ai shton se perimetri rritet në dy-tre centimetra dhe efekti zgjat nga 18 deri në 24 muaj – transmeton AS.

Ronaldo tregon fizikun muskuloz, Georgina mahnitëse me bikini – gjatë pushimeve në jahtin milionësh në Majorka, ku shkuan me aeroplan privat
Lexo po ashtu Ronaldo tregon fizikun muskuloz, Georgina mahnitëse me bikini – gjatë pushimeve në jahtin milionësh në Majorka, ku shkuan me aeroplan privat

Kjo teknikë estetike, shumë e kërkuar nga aktorët e filmave pornografikë, ofron kënaqësi personale për shkak të rezultateve të shkëlqyera që besohet të ketë. Megjithatë, vlen të theksohet se suksesi nuk garantohet për të gjithë pacientët.

Duke pasur parasysh se CR7 modelon për markën e tij të të brendshmeve, padyshim që fansat do t’i vëzhgojnë me vëmendje rezultatet. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/cristiano)

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori