Telenovela e verës vazhdon, pasi Cristiano Ronaldo është lënë jashtë listës së skuadrws së Manchester United për ndeshjen e së shtunës kundër Atletico Madridit.

Përveç kësaj, ka dyshime nëse ylli portugez do të luajë edhe në ndeshjen e së dielës kundër Rayo Vallecanos.

Edhe pse e ardhmja e Ronaldos te Manchester United mbetet në dyshim, afrimet e reja Christian Eriksen, Tyrell Malacia dhe Lisandro Martinez janë përfshirë në skuadër për udhëtimin në Oslo.


20 lojtarët e përzgjedhur nga Ten Hag   Portierë : David De Gea, Tom Heaton, Matej Kovar.

Mbrojtës : Diogo Dalot, Victor Lindelöf, Harry Maguire, Tyrell Malacia, Lisandro Martínez, Alex Telles.

Mesfushorët : Christian Eriksen, Bruno Fernandes, Fred, James Garner, Scott McTominay, Facundo Pellistri, Donny van de Beek.

Sulmuesit: Anthony Elanga, Anthony Martial, Marcus Rashford, Jadon Sancho.


/Telegrafi/ 
telegrafi sport app