Cristiano Ronaldo është larg vetëm dy gola për të shkruar historinë në futboll dhe t’i bashkohet legjendave nga sportet e ndryshme
Cristiano Ronaldi është aktualisht golashënuesi i dytë më i mirë në histori të futbollit, dhe është vetëm dy larg prej rekordit të Josef Bican.
Gola e tj kundër Sassuolos ishte e 762, derisa Bican mban rekordin me 764.
Ronaldo me shumë gjasë do të thyejë këtë rekord, derisa vazhdon të sfidohet nga Lionel Messi që ka 718 sosh.
Kur jemi te rekordet historike, çdo sport ka një legjendë që qëndron shumë mirë me numra dhe kanë vendosur tash limite që janë vështirë të arrihen.
Basketboll
Shumë njerëz mendojnë se koshashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në basketboll është legjendari Kareem Abdul-Jabbar. Legjenda e Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks qëndron në vendin e dytë, megjithatë, me 38,387 pikë gjatë karrierës së tij.
Në fakt, është Oscar Schmidt i cili qëndron në krye të renditjes me 49,737 pikë të pabesueshme në emrin e tij.
Tenis
Mbajtësi i rekordit për shumicën e ndeshjeve të fituara në tenisin profesional është Jimmy Connors. Amerikani, i cili çuditërisht mban vetëm tre tituj Grand Slam, fitoi 1,274 ndeshje.
Roger Federer (1,242), Ivan Lendl (1,068) dhe Rafael Nadal (1,002) zënë vendet pas tij.
Federer dhe Nadal janë ende duke luajtur dhe përfundimisht mund të kalojnë Connors. Do të jetë një detyrë e vështirë, megjithëse Federer ka vendosur të pensionohet në vitin 2021 dhe Nadal me një mal për tu ngjitur në vitet e fundit të karrierës së tij.
Hendboll
Ish-lojtari i Barcelonës Valur Gudjon Sigurdsson u bë golashënuesi më i mirë në historinë e hendbollit marsin e kaluar, me 1,853 gola.
Hokej në akull
Legjenda e hokejt në akull Wayne Gretzky është shënuesi më i mirë në sport me 894 – një rekord i cili nuk është thyer që kur doli në pension në vitin 1999.
Futboll amerikan
Kur diskutoni lojtarët kryesorë në historinë e NFL, ekzistojnë dy lloje të rekordeve.
Drew Brees aktualisht mban rekordin për shumicën e pasimeve me 564 pasi eklipsoi legjendarin Tom Brady.
Rekord tjetër është numri i touchdowns i shënuar, i cili mbahet nga legjendari i San Francisco 49ers, Jerry Rice, i cili ka shënuar një total prej 197 gjatë karrierës së tij.
Golf
Dy lojtarë mbajnë rekordin për shumicën e turneve të PGA Tour të fituara, me të dy Tiger Woods dhe Sam Snead që kanë triumfuar 82 herë.
Woods ka mundësinë të distancohet nga Snead, megjithatë, pasi ai është ende duke luajtur në Tour.
Çiklizëm
Bota e çiklizmit është e dominuar nga Eddy ‘The Cannibal’ Merckx.
Merckx e përfundoi karrierën e tij me 64 fitore të jashtëzakonshme në ngjarjet kryesore të sportit: 34 në Giro d’Italia, 24 në Tour de France dhe gjashtë në Vuelta de Espana.
Formula 1
Sezonin e kaluar Lewis Hamilton kaloi Michael Schumacher si shofer me më shumë fitore në F1 me 95 në total.
Gjermani është në vendin e dytë me 91 dhe Sebastian Vettel në të tretin me 53.
Fernando Alonso është në pozitën e gjashtë për 32 fitore, pas Alain Prost (51) dhe Aryton Senna (41).
MotoGP
Giacomo Agostini është njeriu kryesor në botën MotoGP që ka fituar 15 Kampionate Botërore, duke grumbulluar 122 fitore gjatë rrugës.
Valentino Rossi, i cili ende garon në mënyrë aktive, është në vendin e dytë me 115 fitore.
Gara Dakar
Fin Ari Vatanen mban rekordin aktual për fitoret e Dakar me një total prej 50, me Peterhansel në vendin e dytë me 47, i ndjekur nga Al Attiyah (41) dhe Carlos Sainz (39).
Bejsboll
Barry Bonds krenohet me vrapimet më të zakonshme në historinë e bejsbollit me një shifër gati çnjerëzore prej 762. Hank Aaaron (755) dhe Babe Ruth (714) zënë vendet pas tij.
Ragbi
Daisuke Ohata është golashënuesi më i mirë në historinë e Rugby me 69 në vetëm 58 ndeshje ndërkombëtare. Ai ndiqet nga afër nga Bryan Habana (67), David Campese (64) dhe Shane Williams (60).
Skijim
Ingemar Stenmark ishte i pabesueshëm gjatë karrierës së tij 15-vjeçare në ski, duke shënuar gjithsej 86 fitore.
Austriaku Marcel Hirscher, i cili doli në pension në vitin 2019, është i dyti në renditje me 67 fitore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert