LAJMI I FUNDIT:

Coutinho para një zgjedhje të vështirë, t’i bashkohet Suarezit apo Neymarit

Coutinho para një zgjedhje të vështirë, t’i bashkohet Suarezit apo Neymarit

Luis Suarez po provon të jetë një faktor kyç në ndjekjen e Barcelonës për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, ashtu sikurse edhe Neymarit për Paris Saint-Germainin.

Barcelona është e shqetësuar nga interesimi i intensifikuar i PSG-së për të fituar Coutinhon nga Liverpooli, veçanërisht me Neymarin që është duke punuar për këtë punë gjatë kësaj jave gjatë grumbullimit me kombëtaren e Brazilit.


PSG nuk dorëzohet për Coutinhon, i thotë agjentit ta bllokojë transferimin e tij te Barça
Lexo po ashtu PSG nuk dorëzohet për Coutinhon, i thotë agjentit ta bllokojë transferimin e tij te Barça

Megjithatë, gazeta Mundo Deportivo raporton se marrëdhëniet e Coutinhos me sulmuesin uruguaian, Suarez, po ndikojnë gjithashtu për të vendosur të ardhmen e tij.

Coutinho dhe Neymar janë shokë që nga fëmijëria

Dyshja kishin një miqësi të mirë mes vete kur Suarez ishte në Anfield te Liverpooli dhe që nga ajo kohë futbollistët mbeten të afërt mes vete.

Suarez dhe Coutinho ishin dyshe e frikshme te Reds (Getty Images)

Në të vërtetë, thuhet se Coutinho është afër Neymarit, por është Suarezi ai dëshiron të ndajë dhomën e zhveshjes edhe me një herë nëse Cou largohet nga Redsat.

Suarezi flet për transferimin e mundshëm të Coutinhos te Barca
Lexo po ashtu Suarezi flet për transferimin e mundshëm të Coutinhos te Barca

Dhe ndjenja është e ndërsjellë, me Suarezin i bindur se loja e Coutinhos mund të ndihmojë atë të kthehet në formën e tij më të mirë pas një 2017-te të vështirë me Blaugranat.

Gjithashtu duke peshuar në favor të Barcelonës është gatishmëria e tyre për të konkurruar për transferimin e Coutinhos në janar, ndërsa PSG do të preferonte të priste deri në qershor për ofrimin e tij. /Telegrafi/