LAJMI I FUNDIT:

Cousins prezantohet te Warriors: Erdha për të fituar titullin

Cousins prezantohet te Warriors: Erdha për të fituar titullin

Një javë më parë Golden State Warriors tronditi merkaton në SHBA duke nënshkruar me DeMarcus Cousins.

Skuadra nga Oakland do të ketë një pesëshe titullare e gjitha e përbërë nga All Star.


I vetmi pozicion ku kampionët në fuqi kishin probleme ishte ai i qendrës, por me ardhjen e 27-vjeçarit blindohet në të gjitha drejtimet skuadra e drejtuar nga Steve Kerr.

Djaloshi nga Alabama, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e New Orleans Pelicans, u prezantua si afrimi më i rëndësishëm i Golden State dhe tregoi arsyet që e bënë të pranonte ofertën e kalifornianëve.

“Përpara se të firmosja më telefonuan të gjithë lojtarët e Warriors dhe më thanë: “eja të fitojmë një tjetër titull!”. Më bindi entuziazmi i tyre. Kanë fituar tituj, por janë ende të etur për trofe. Pashë tek ata motivim maksimal, sikur të mos kishin fituar asgjë, ndërkohë që janë kampionët në fuqi, kjo më bindi plotësisht të vija në Oakland.”

Cousins aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në Janar. 27-vjeçari këputi tendinën e Akilit dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Boggie” nuk la pa prekur edhe këtë temë, megjithëse nuk fiksoi një datë për rikthimin e tij në parket.

“Rehabilitimi ka shkuar shumë mirë, çdo ditë e ndiej veten më të fortë. Sa i përket datës së rikthimit, këtë nuk mund t’jua konfirmoj, por me kalimin e javëve do të ulemi me mjekun dhe trajnerin dhe do të përcaktojmë se kur do të jem në fushë”.

Përpara se të dëmtohej Cousins po regjistronte një mesatare të lartë pikësh për ndeshje me Pelicans, më konkretisht 25.1, ndërkohë që me Golden State ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare dhe do të përfitojë 5.2 milion dollarë.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori