LAJMI I FUNDIT:

Costa mungon në Rio për shkak të lëndimit

Costa mungon në Rio për shkak të lëndimit

Ylli i Bayern Munihut, Douglas Costa, është lënduar dhe nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që organizohen në Rio.

Costa, që ishte në mesin e lojtarëve të ftuar për ekipin e Brazilit, ka pësuar lëndim në kofshë, ka njoftuar klubi gjerman.


Lexo më shumëBrazili publikon listën për Lojërat Olimpike, në listë Neymar dhe një 38 vjeçar

“Më vjen shumë keq. Të gjithë donim që Douglas të merrte pjesë në Lojërat Olimpike në shtetin e tij, por shëndeti dhe fitnesi i tij janë prioritet”, ka thënë drejtori i klubit Karl-Heinz Rummenigge, transmeton koha.net.

25-vjeçari ka shënuar tre gola në 16 paraqitje për Brazilin.

Lexo më shumë: Shokuese, ylli i Chelseat ka shtuar peshë, rrezikon vendin në formacionin e Contes? (Video)