LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, Musliu ngrit dyshime për ndihmat dhe Qendrën ruse në Serbi

Coronavirusi, Musliu ngrit dyshime për ndihmat dhe Qendrën ruse në Serbi

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, ka thënë se do t’i dërgojë në Serbi 11 aeroplanë transportues ushtarakë, të cilët do të dërgojnë pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse kundër pandemisë së coronavirusit.

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ngrit dyshime për këtë. “Edhe në Itali, Rusia ka dërguar ndihma ushtarake që shumica kanë qenë maska. Kjo është propagandë ruse për ta fshehur dështimin brenda Rusisë dhe keqpërdorimin e COVID-19 me qëllim ripozicionimin gjeostrategjik të saj në botë”, ka thënë Musliu për KP.

Gjersa në Serbi po flitet për arritjen e ndihmave nga Rusia, Musliu shton edhe një pyetje retorike dhe një konstatim.

“Ku është e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish? Ata thonë se merren mu me kriza humanitare. Ata nuk po dëgjohen asgjëkund. Kjo e jep vet përgjigjen: Kjo Qendër është ashtu siç ka deklaruar NATO-ja dhe ekspertët perëndimorë – qendër spiunazhi dhe jo humanitare!”, deklaroi Musliu.

Dërgimi i 87 ushtarakëve rusë, me pajisjet ushtarake do t’i shërbejë pushtetit në Serbi se po marrin ndihma nga bota, kurse Rusisë do t’i krijojë favore për ta përmirësuar imazhin aty ku mundet, ka përfunduar Musliu.

Bashkimi Evropian në kuadër të ndihmës për shtetet e Ballkanit për përballjen me COVID-19, për Serbinë i ka ndarë 93 milionë euro. Musliu, thotë se për këtë ndihmë në Serbi flitet shumë pak, gjersa ndihma ruse do të përmendet gjatë.

Media ndërkombëtare kanë konstatuar se në përballjen me pandeminë COVD-19, ndihmat e shteteve njëra-tjetrën janë shpërndarë përmes zyrtarëve shëndetësorë, përveç Rusisë, e cila këtë e bën përmes forcave ushtarake. Agjencia e lajmeve REUTERS, sot ka cituar një zyrtar nga Uashingtoni se, Rusia nuk ka dërguar ndihma në SHBA për Corona Virusin. Të gjitha pajisjet janë blerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori