New Yorku është bërë epiqendra e re e krizës së coronavirusit në SHBA, ndërkaq punëtorët e kujdesit shëndetësorë kanë punuar pa u ndalur. Me këtë rast Bill dhe Hillary Klinton, ofruan ndihmën e tyre për stafin mjekësor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këtë javë Klintonët i dërguan 400 pica në të gjitha spitalet afër zonës së shtëpisë së tyre të Westchester, si shenjë e vlerësimit për punën e palodhshme të profesionistëve mjekësorë, ndërkaq njëra prej picerive rezulton të jetë e Abi Krasniqit me prejardhje shqiptare.
“Faleminderit që mbroni komunitetet tona, nga Bill dhe Hillary Klinton”, thuhej në një letër falënderimi, ndërsa 80 pica u dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës vetëm në Spitalin e Shën Gjonit Riverside.
“Faleminderit për picat e sotme, udhëheqësit si ju do të na nxjerrin nga kjo gjendje”, tha Angela Cirilli, drejtoresha e ultrazërit.
Rreth 20 pica u dërguan gjithashtu të martën në mbrëmjen e Spitalit të fëmijëve Blythedale i cili kujdeset për foshnjët dhe fëmijët me komplekse mjekësore.
“Festa e ekspozuar me pica për kujdestarët tanë të vijës së parë ishte një surprizë e jashtëzakonshme dhe u vlerësua shumë nga të gjithë”, tha zëdhënësi i spitalit Connie Cornell.
Abi Krasniqi, menaxheri i “Mr.Nick’s Brick Oven Pizza”, tha se restoranti i tij dërgoi 20 pica në Spitalin Memorial të Phelps.

Ndërsa masa ishte padyshim mbështetëse e punonjësve të kujdesit shëndetësor, Krasniqi tha se kjo ndihmoi edhe biznesin e tij.
“Biznesi ka qenë stabil, mirëpo fitimet u shtuan pas kësaj iniciative”, tha Krasniqi.
“Kjo tregon se (Klintonët) kujdesen për njerëzit e tyre, ata kujdesen për vendin e tyre”, ka thënë ndër tjerash./ Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Milan Radoiçiq shfaqet për herë të parë në publik pas sulmit terrorist në veri të Kosovës

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Momenti kur ushtarët ukrainas shkrepin mitralozin e tyre drejt pozicioneve ruse

Ukrainasit eliminojnë ushtarin rus me ndihmën e një droni FPV

Ky është njeriu fatlum që fitoi lotarinë amerikane prej 2.26 miliardë euro - bëhet e ditur se sa para deri më tani ka shpenzuar

Aeroplani luftarak rus rrëzohet nga mbrojtja ajrore e Rusisë

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën