Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti është kthyer të luajë një ndeshje futbolli pas 423 ditësh si i lënduar.

Ish-futbollisti i Atalantas ka trajtuar një sërë problemesh me gjurin, që i filluan vetëm disa javë pas transferimit të tij në San Siro në shtator të 2017.

Ai u kthye në formacion me ekipin e të rinjve Milan Primavera kundër homologëve të tyre Chievo ku luajti 58 minuta.

Andrea Conti i Milanit . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ishte ndeshja e tij e parë zyrtare që nga kualifikimi i Italisë në Kupën e Botës kundër Izraelit më 5 shtator 2017.

“Unë ndjehem më mirë, të jem i sinqertë, falënderoj të gjithë dhe jam i lumtur që jam kthyer”.

“Unë jam jashtëzakonisht i etur të luaj, pasi nuk isha në gjendje t’i ndihmoj shokët e mi, por shpresoj që të kthehem në 100 për qind që të mund të ndihmoj sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë 24-vjeçari në Sportitalia.

Mattia Caldara dhe Andrea Conti duke i shikuar ndeshjet e Milanit . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Conti ishte konsideruar si njëri prej mbrojtësve më të talentuar italian. /Telegrafi/