LAJMI I FUNDIT:

Conte tregon pse la jashtë Pirlon

Conte tregon pse la jashtë Pirlon

Trajneri i Italisë, Antonio Conte, ka folur në konferencë për shtyp në ditën e parë të grumbullimit të kombëtares, duke komentuar listën prej 30 lojtarësh, që do të shkurtohet në 23 para Euro 2016.

“Duhet të bëjmë ende disa zgjedhje, këta që janë këtu janë më të mirët që kemi në këtë moment”.


“Insigne? Ka shanse të jetë mes 23 lojtarëve që do të shkojnë në Francë, si gjithë të tjerët. Krahasimi me Giovincon? Insigne di të luajë si sulmues, por edhe si anësor ofensiv, ndaj e kam preferuar”.

“Dyshime? Pak, thjesht duhet të mësojmë si do të jetë gjendja fizike e Thiago Mottas dhe Montolivos, sepse kemi pasur edhe dëmtimet e Marchisios dhe Verratit, ndaj duhet kujdes dhe nuk presim dot gjatë”.

“Pirlo e Giovinco jashtë Evropianit? I kemi vlerësuar me kujdes, kam folur me ta dhe u kam shpjeguar që nëse shkon të luash në Amerikë, paguan pasojat në aspektin futbollistik. Kam dërguar njerëzit e mi t’i vëzhgojnë, jemi menduar gjatë, e ka gabim kush mendon se jemi nxituar. Mendoj se kam zgjedhur lojtarët që më japin garanci”, ka thënë Conte.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori