Ish-trajneri i Juventusit i cili tani është përzgjedhës i Kombëtares së Italisë, ka thënë se kishte ofertë nga një skuadër angleze që ka marrë tani një ish-trajner kombëtareje, transmeton Telegrafi.

“Është një skuadër angleze shumë e fortë që mori një trajner shumë të fortë që drejtonte një Kombëtare. Ata më kanë bërë ofertë por emrin nuk ia përmendi skuadrës gjejeni vetë atë”, deklaroi Conte.


“Kombëtarja është një sfidë në nivel personal, për faktin që se mund të bëhesh trajner në një vend ku duhet të përzgjedhësh. Sfida më e rëndësishme është që të bëhet kjo Kombëtare një skuadër. Është mënyra e parë për të arritur rezultate të rëndësishme”, tha Conte. /Telegrafi/

telegrafi sport app