LAJMI I FUNDIT:

Conte: Nuk jemi të pamposhtur, kundërshtarët do jenë të motivuar ndaj nesh

Conte: Nuk jemi të pamposhtur, kundërshtarët do jenë të motivuar ndaj nesh

Antonio Conte ka folur rreth skuadrës së tij, pasi kanë shënuar 10-të fitore radhazi në Ligën Premier, por sipas tij nuk ka skuadër në botë që është e pamposhtur.

Trajneri italian ka theksuar se do ta kenë të vështirë në vazhdim të kampionatit, pasi të gjithë kundërshtarët do të jenë të motivuar në ndeshjet ndaj tyre, teksa e ka cilësuar si derbi ndeshjen e së shtunës ndaj Crystal Palace.

Parashikim: Crystal Palace – Chelsea
Lexo po ashtu Parashikim: Crystal Palace – Chelsea

“Nuk ka ekip në botë që është i pamposhtur. Tani për ne është shumë e vështirë, sepse kur ju luani kundër një tjetër ekipi ata nuk kanë asgjë për të humbur. Dhe për këtë arsye ata luajnë me intensitet të madh dhe me agresion përpiqen të mundin një ekip që ka 10 fitore radhazi”, ka thënë Conte në konferencën për shtyp.

“Kur të mbërrini me 10 fitore radhazi, atëherë ka respekt të madh për ju. Por, po e përsëris, kjo situatë është një situatë e mirë për kundërshtarin, sepse ata nuk kanë asgjë për të humbur. Kjo është më e vështirë për ne që të vazhdojmë në këtë mënyrë se sa për kundërshtarin tonë”, përcjell Telegrafi.

Chelsea pa gjashtë lojtarë ndaj Crystalit
Lexo po ashtu Chelsea pa gjashtë lojtarë ndaj Crystalit

“Ne kemi motivim të madh për të marrë tre pikë, kjo është gjëja më e rëndësishme për ne. Por në qoftë se ne vazhdojmë të fitojmë është fantastike. Ne do të përpiqemi për të fituar ndeshjen e ardhshme”.

“Të gjithë e dimë se e shtuna do të jetë një tjetër derbi, do të jetë shumë ndeshje e vështirë kundër një ekipi të mirë që nuk është në pozitë të mirë në tabelë, por unë mendoj se skuadra është shumë e mirë”.

Nuk është 3-4-3 formacioni i preferuar i Contes, ka një tjetër në mendje
Lexo po ashtu Nuk është 3-4-3 formacioni i preferuar i Contes, ka një tjetër në mendje

“Në këtë kampionat çdo lojë është gjithmonë e hapur. Çdo gjë mund të ndodhë. Ju duhet të shkoni me koncentrim të madh dhe të përqendroheni, sepse ju mund të humbni kundër çdo ekipi”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
“E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas

“E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas

Ndërkombëtare
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Përfaqësueset
Ylli i Liverpoolit thyen rekordin 64-vjeçar në Kampionate Evropiane

Ylli i Liverpoolit thyen rekordin 64-vjeçar në Kampionate Evropiane

Përfaqësueset
Kalo në kategori