LAJMI I FUNDIT:

Conte kërkon mbrojtës të majtë, në listë dy më të mirët

Conte kërkon mbrojtës të majtë, në listë dy më të mirët

Chelsea është e interesuar që të përforcohet në prapavijë dhe për këtë pritet të bëj ofertë për mbrojtësin e majtë të Bayern Munich, David Alaba.

Sipas asaj që shkruan The Guardian, trajneri i Chelseat, Antonio Conte, dëshiron mbrojës të majtë në verë dhe i ka dorëzuar klubit listën.


Conte i ka kërkuar Roman Abramovich, pronarit të Chelseat, njërin mes Alabas së Bayern Munich ose Alex Sandros të Juventusit.

Bayern prani një ofertë prej 50 milionë eurosh nga Real Madridi sezonin e shkuar, por që u refuzua nga klubi.

Conte është afër të nënshkruaj kontratë të re me klubin dhe Chelsea pritet që të bëjë disa blere dhe të jetë konkurrentë serioz edhe në vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/