LAJMI I FUNDIT:

Conte: Duhet të keni më shumë respekt për mua

Conte: Duhet të keni më shumë respekt për mua
HUDDERSFIELD, ENGLAND - DECEMBER 12: Chelsea manager Antonio Conte during the Premier League match between Huddersfield Town and Chelsea at John Smith's Stadium on December 12, 2017 in Huddersfield, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se meriton më shumë respekt, duke shtuar se thashethemet për largimin e tij po bëhen të tepërta.

Conte e dërgoi Chelsean drejt titullit në Ligën Premier sezonin e shkuar, ndërsa aktualisht është në vendin e tretë pas Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.


“ Çdo ditë po ka spekulime për të ardhmen time”.

“Nuk është në rregull pasi unë meritoj pak më shumë respekt për atë që kam bërë sezonin e shkuar dhe atë që po bëjë këtë sezon”.

Jankto, ylli çek që po kërkohet nga gjysma e Evropës dhe pritet të bëhet shitja më e shtrenjtë në histori të Udineses
Lexo po ashtu Jankto, ylli çek që po kërkohet nga gjysma e Evropës dhe pritet të bëhet shitja më e shtrenjtë në histori të Udineses

“Cdi ditë lexoj lajme: Për sezonin e ardhshëm, klubi ka kontaktuar këtë trajneri ose atë trajner, për mua ky është një problem”.

“Kam edhe një vit kontratë me klubin dhe jam i fokusuar totalisht në këtë, po provoj t’i përmirësojë lojtarët dhe klubin”, ka thënë Conte.

Ai ka shtuar se është duke provuar këtë vit që ta ulë moshën mesatare në skuadër. /Telegrafi/