Nëse gjykoni nga ky studim nuk ka asnjë dyshim, se nëse blini një veturë japoneze nuk mund të gaboni.

Në raportin vjetor të besueshmërisë së veturave, Consumer Raports publikuan një listë risish për secilin rekomandim, por gjithashtu tërhoqën rekomandimin për një duzinë veturash që kanë rënë në cilësi dhe besueshmëri vitin e fundit.

Më në fund, ata kanë lëshuar gjithashtu një shkallë të besueshmërisë së markës që sjell një sërë surprizash.

Pra hulumtimi bazohet në një pyetësor që CR ua dërgon anëtarëve të saj. Përmes një pyetësori ata bëjnë të ditur se sa të kënaqur kanë qenë me veturën një vit më parë, pra emërtojnë të gjitha problemet që u ka shkaktuar ajo veturë.

Gjermania inkurajon të moshuarit të mos ngasin veturën: Kthejeni patentën dhe ju pret transporti publik falas Gjermania inkurajon të moshuarit të mos ngasin veturën: Kthejeni patentën dhe ju pret transporti publik falas

Eksperienca e veturës është e segmentuar në 17 kategori dhe rezultati përfundimtar vlerësohet në një shkallë nga 0 deri në 100, ku mesatarja varion nga 41 në 60 pikë. Është një bazë që numëron mbi 300,000 vetura të prodhuara nga 2001 deri në 2021.

Fakti që Lexus është në vend të parë nuk habit askënd. Jemi mësuar me të, dhe në këtë rast me 76 pikë është saktësisht 1 pikë përpara Mazda-s së vendit të dytë dhe pesë pikë përpara Toyotës.

Nëntë marka veturash arritën rezultate mbi mesataren, por mes tyre nuk ka disa marka që jemi mësuar t’i shohim shpesh në rrugët tona.

Shikuar sipas modeleve, rezultati mbi mesataren u arrit nga modele të shumta amerikane. Është domethënëse për ne në Evropë që Ford Ranger dhe Ford Mustang Mach-E dolën mirë. Modelet që kanë ngjitur shkallët dhe po lëvizin edhe në rrugët evropiane janë Audi Q7, BMW X3, Kia Niro EV, Nissan Rogue Sport dhe Volvo XC60.

Ndër ato, besueshmëria e të cilëve ka rënë ndjeshëm janë Chevrolet Bolt, Hyundai Santa Fe dhe Jeep Gladiator. /Telegrafi/