LAJMI I FUNDIT:

Gjermania inkurajon të moshuarit të mos ngasin veturën: Kthejeni patentën dhe ju pret transporti publik falas

Gjermania inkurajon të moshuarit të mos ngasin veturën: Kthejeni patentën dhe ju pret transporti publik falas

Më shumë se një e treta e pjesëmarrësve në trafik që pësuan një aksident fatal ishin 65 vjeç e lart.

Autoritetet në shumë vende po mendojnë se si të reduktojnë numrin e vdekjeve në trafik. Disa fushata janë për shoferët e rinj, disa për problemin e konsumimit të alkoolit, disa për mos vendosjen e rripave të sigurimit ose përdorimin e një telefoni inteligjent pas timonit, dhe disa edhe për shoferët më të vjetër.


Në disa pjesë të shtetit gjerman të Baden-Württemberg, të moshuarit së shpejti do të mund të marrin një biletë vjetore falas për transportin publik lokal – nëse e kthejnë patentën e shoferit.

Dëgjoni tingujt 'drithërues' të Mercedesit më prestigjioz elektrik deri më tani
Lexo po ashtu Dëgjoni tingujt 'drithërues' të Mercedesit më prestigjioz elektrik deri më tani

Nga 1 dhjetori, të moshuarit mund të aplikojnë për një biletë vjetore falas për transportin lokal. Për ta bërë këtë, ata duhet të heqin dorë vullnetarisht dhe përgjithmonë nga patentë shoferi dhe t’ia kthejnë atë organeve kompetente. Një kusht tjetër është që ata të banojnë në atë rajon.

Për kostot që dalin nga kjo ofertë, provinca e Baden-Vyrtemberg ka siguruar nga buxheti deri në tre milionë euro.

Qëllimi i fushatës është rritja e sigurisë në komunikacion. Gjegjësisht, më shumë se një e treta e pjesëmarrësve në trafik që kanë pasur një aksident me fatalitet ishin 65 vjeç e lart, dhe 68 për qind e aksidenteve shkaktoheshin nga shoferë më të vjetër. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to

Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to

Auto
Kalo në kategori