LAJMI I FUNDIT:

Dëgjoni tingujt ‘drithërues’ të Mercedesit më prestigjioz elektrik deri më tani

Dëgjoni tingujt ‘drithërues’ të Mercedesit më prestigjioz elektrik deri më tani

Mercedes EQS është aktualisht më i miri që Mercedes dhe industria tradicionale e veturave mund të ofrojnë në segmentin e automjeteve elektrike.

EQS është një tjetër provë e epërsisë së lëvizjes elektrike ndaj motorëve klasikë me lëndë djegëse fosile në të gjithë.


Dhe këtu hyjnë sërish në lojë teknologjitë moderne dhe imagjinata. Gjegjësisht, në EQS, Mercedes ofroi dy tinguj të mundshëm ngasje që gjenerohen përmes sistemit prestigjioz audio hi-fi Burmester. Një prej tyre është Vivid Flux dhe mund ta përjetoni në videon e mëposhtme.

Për disa, ky tingull të kujton tingullin e një veture nga seriali Star Wars, ose episodi i parë i njohur si Fantom Menace. Kjo është pikërisht ajo që sugjeron një përdorues i Reddit, MattTheBrofessor, duke theksuar se tingulli pulsues të kujton shumë Star Wars.

Mercedes e përshkruan tingullin disi ndryshe, duke e quajtur atë një tingull “kristal, sintetik, por edhe njerëzisht të ngrohtë” që ngjall emocione dhe frymëzon. /Telegrafi/