LAJMI I FUNDIT:

Conor McGregor numëron vetëm një luftë si humbje në karrierën e tij, nuk e llogarit atë ndaj Khabib Nurmagomedovit

Conor McGregor numëron vetëm një luftë si humbje në karrierën e tij, nuk e llogarit atë ndaj Khabib Nurmagomedovit

Conor McGregor ka thënë se ai numëron vetëm një luftë si humbje në tërë karrierën e tij në MMA sepse ai beson vetëm në ndeshjet e fituara me nokaut dhe jo me pikë pas përfundimit të meçeve.

Luftëtari irlandez kthehet në Oktagon në ngjarjen kryesore të UFC 264 në Las Vegas këtë fundjavë ndërsa synon të fitojë serinë e trilogjisë me Dustin Poirier.


Poirier ishte fitues herën e fundit që u takuan të dy, me McGregor që pësoi humbjen e tij të parë me nokaut në ‘Fight Island’ në muajin janar kur amerikani e mposhti atë në raundin e dytë dhe u hakmor nga humbja e tij më 2014.

Tensione para përballjes, McGregor tenton ta godas me shkelm Poirierin në konferencë
Lexo po ashtu Tensione para përballjes, McGregor tenton ta godas me shkelm Poirierin në konferencë

Rekordi i tij zyrtar në këtë sport është 22 fitore dhe pesë humbje.

Por, sa i përket McGregor, humbja e sivjetmë ndaj Poirier është e vetmja humbje e ligjshme që ai ka pësuar në të gjithë karrierën e tij në MMA, pasi në sytë e tij, vetëm nokautët dhe nokautët teknik llogariten.

“Rekordi im në garat e arteve të përziera marciale është 19 fitore dhe një humbje”, ka thënë fillimisht McGregor në një intervistë për ESPN.

“Unë numëroj vetëm nokautët. Rekordi i Dustin është 13 fitore dhe dy humbje. E vetmja gjë që është përfundimtare në këtë biznes është një nokaut”.

“Të gjitha gjërat e tjera – vendimet, pikët – e gjithë kjo nuk do të thotë asgjë për mua”, përfundoi irlandezi.

Khabib parashikon fituesin e trilogjisë mes McGregor dhe Poirier
Lexo po ashtu Khabib parashikon fituesin e trilogjisë mes McGregor dhe Poirier

Në UFC, dy humbjet e tjera të McGregor u shkaktuan nga vendimet e gjyqtarëve.

Nate Diaz u bë njeriu i parë që mposhti McGregor në UFC kur e bëri atë të dorëzonte meçin shkaku i shtrëngimit të qafës në UFC 196, para se Khabib Nurmagomedov i pamposhtur ta mposhte me të njëjtën metodë në UFC 229. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori