LAJMI I FUNDIT:

Conor McGregor shokon gjithë tifozët e tij, i jep fund karrierës së tij në UFC

Conor McGregor shokon gjithë tifozët e tij, i jep fund karrierës së tij në UFC
Conor McGregor. (Photo by Harry How/Getty Images)

Conor McGregor ka befasuar gjithë adhuruesit e tij dhe ata të UFC-së, teksa ka lajmëruar se i ka dhënë fund karrierës së tij në MMA.

Kjo nuk është hera e parë që irlandezi lajmëron se po pensionohet, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe në muajin prill të vitit 2016 dhe në marsin e vitit 2019, por që më vonë u rikthye përsëri.


Ish-kampioni i botës ka postuar një foto në rrjetin social Twitter së bashku me nënën e tij, teksa ka njoftuar fansat se ka vendosur të tërhiqet nga luftërat në UFC.

Conor McGregor. (Photo by Steve Marcus/Getty Images)

“Përshëndetje njerëz, kam vendosur të tërhiqem nga luftimet. Faleminderit të gjithëve për një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Ka qenë një rrugëtim fantastik”.

“Këtu po postoj një foto timen së bashku me mamanë në Las Vegas pas triumfit të një prej titujve botërorë”.

“Zgjidhe shtëpinë e ëndrrave Mags, të dua. Çka do që të dëshiron zemra, është e jotja”, ka shkruar McGregor.

Conor McGregor. (Photo by Steve Marcus/Getty Images)

Ky postim i tij ka befasuar të gjithë, pasi mijëra fansa të tij kanë kërkuar nga irlandezi që ta rishikoj vendimin e tij dhe të rikthehet përsëri për të luftuar.

31-vjeçari ka zhvilluar 36 meçe në artet mixe marciale ku ka shënuar 22 fitore dhe ka pësuar katër disfata. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori