LAJMI I FUNDIT:

Colin Farrell ndahet nga e dashura Kelly MacNamara pas pesë vitesh romancë

Colin Farrell ndahet nga e dashura Kelly MacNamara pas pesë vitesh romancë

Ai është i rregullt në listat “Meshkujt më seksi në botë” dhe prej kohësh është i preferuar nga femrat.

Reklama

Bëhet fjalë për, Colin Farrell, i cili është kthyer në tregun e beqarëve.

Thuhet se aktori irlandez i ka dhënë fund lidhjes së tij pesëvjeçare me të dashurën Kelly MacNamara pasi oraret e tij të vështira të punës i kanë larguar ata nga njëri-tjetrin, shkruan The Sun.

Foto: Getty

“Colin është njeriu i momentit në film falë rolit të tij në “The Banshees Of Inisherin”. Ai kaloi muaj duke punuar për këtë së bashku me filmin e fundit të “Batman”, ku luajti Penguin”, tha një burim.

“Orari i Colinit ndikoi në marrëdhënien e tij me Kellyn dhe ata në heshtje i dhanë fund lidhjes. Nuk ka asnjë hatërmbetje mes tyre, por ruajtja e një marrëdhënieje romantike kur orari juaj i punës është kaq kërkues, u bë e vështirë për t’u menaxhuar”, thanë tutje burimet.

Foto: Getty

Colin ishte në lidhje me Kelly, e cila punon për kitaristin e U2, The Edge , që nga viti 2017, por dyshja nuk janë parë së bashku për disa kohë.

“E dashura ime, ajo udhëton shumë edhe me punë, kështu që shpesh herë kalojmë dy anije gjatë natës. Por ne sigurohemi që të gjejmë një port në të cilin mund të takohemi”, kishte thënë më parë aktori për lidhjen e tyre.

Foto: Backgrid

Colin ka pasur lidhje me aktoret Lindsay Lohan dhe Carmen Electra. Në vitin 2003 ai gjithashtu pati një marrëdhënie me Britney Spears.

Të gjitha lajmet nga Colin Farrell
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Colin Farrell

Aktori irlandez duket se ka lënë të kuptohet për një ndarje nga Kelly në Golden Globes në janar, kur ai mori çmimin për ‘aktorin më të mirë’ nga vajza e Bond, Ana de Armas për rolin e tij në “Banshees” dhe dukej se flirtonte me të.

Foto: Backgrid

Kohët e fundit ai ka punuar në serialin me tetë episode “The Penguin”, një rikrijim nga filmi i vitit 2022 “The Batman”.

Në nëntor ai pritet të kthehet te personazhi në vazhdimin e “The Batman”, me Robert Pattinson të rikthyer në personazhin e tij. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Pjesë e një filmi bashkë, Olta Gixhari publikon foto përkrah Luiz Ejllit

Pjesë e një filmi bashkë, Olta Gixhari publikon foto përkrah Luiz Ejllit

Magazina
Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall

Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall "Mis Central London"

Magazina
Georgina Rodriguez shfaqet atraktive dhe plot stil teksa shoqëron Cristiano Ronaldon në eventin në Madrid

Georgina Rodriguez shfaqet atraktive dhe plot stil teksa shoqëron Cristiano Ronaldon në eventin në Madrid

Magazina
Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, zgjedh një nga 300 djem kandidatë për t'u bërë shoqëruese

Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, zgjedh një nga 300 djem kandidatë për t'u bërë shoqëruese

Magazina
Schwarzenegger tregon se nuk ishte zgjedhja e parë për ta luajtur Terminatorin

Schwarzenegger tregon se nuk ishte zgjedhja e parë për ta luajtur Terminatorin

Magazina
Publikohet traileri i pjesës së katërt të

Publikohet traileri i pjesës së katërt të "Expend4bles"

Magazina
Kalo në kategori