LAJMI I FUNDIT:

Coca-Cola HBC AG vazhdon të angazhohet për krijimin e vlerave të përbashkëta me raportin e integruar 2014

Coca-Cola HBC AG vazhdon të angazhohet për krijimin e vlerave të  përbashkëta me raportin e integruar 2014

Coca-Cola HBC AG (Coca-Cola HBC ose Kompania), mbushësi i dytë më i madh në botë i produkteve të kompanisë së Coca-Cola-s në aspektin e sasisë, sot publikoi Raportin e tij Vjetor të Integruar “Është mirë t’a ndash me të tjerët – Krijimi i besimit, përhapja e lumturisë.”

Ky është raporti i tretë i integruar i Kompanisë por për herë të parë po raportohet për të gjitha aspektet e biznesit, qeverisjes dhe performancës së qëndrueshmërisë në një raport të vetëm, duke çmuar marrëdhëniet dhe partneritetet që janë çelësi i suksesit të tij.

Dimitris Lois, Drejtori Ekzekutiv, tha: “Ne e dimë se suksesi ynë është i lidhur ngushtë me gjallërinë dhe mirëqenien e konsumatorëve tanë dhe komuniteteve të cilave u shërbejmë. Për më shumë se dhjetë vite me radhë, ne kemi përditësuar vazhdimisht qasjen tonë për të menaxhuar biznesin tonë në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme, duke siguruar besimin e konsumatorëve përmes krijimit të vlerave për të gjithë akterët tanë. Kjo vlerë është formuar gjithnjë e më shumë nga faktorë përtej performancës financiare, siç janë përgjegjësia mjedisore dhe sociale, reputacioni që kemi në komunitetet të cilave u shërbejmë, angazhimi akterëve dhe investimet në zhvillimin e popullit tonë – të gjitha të cilat kontribuojnë në fleksibilitetin e biznesit tonë.”

Përpjekjet e Coca-Cola HBC për të ofruar vlera përmes rezultateve të arritura me nivelin më të lartë të cilësisë, efikasitetit dhe kujdesit. Në 2014, këto përfshinin:

2 miliard njësi të pijeve të shitura
589 milion konsumatorë të shërbyer
1 milion konsumatorë në 28 shtete
362 të punësuar direkt, mbi 600,000 njerëz të punësuar në të gjithë zinxhirin e vlerës
7 million € të investuara në programet e komunitetit
296 orë vullnetare të investuara për të ndihmuar iniciativat sociale dhe mjedisore
Përdorimi i ujit reduktohet në 18.4 miliard litra
Karboni reduktohet në 718.766 ton
Rikthimi i paketimeve deri më 73%
Riciklimi i mbeturinave nga operacionet deri më 91%

Më 2014, iniciativa e qëndrueshmërisë së Kompanisë është përqendruar në tri fusha kryesore: promovimin e shëndetit dhe mirëqenien, minimizimin e ndikimit mjedisor dhe përfitimin e komuniteteve lokale. Pikat kryesore në këto zona përfshijnë:

Shëndeti dhe mirëqenia

1,6 milionë pjesëmarrës aktivë në sporte dhe palestër
Pije me më pak apo pa kalori në dispozicion në të gjitha tregjet duke nisur nga  2015
Informatat mbi kaloritë në ballinën e paketimit

Minimizimi i ndikimit mjedisor

Reduktimi total dhe absolut i emetimit të karbonit për 7,8% në krahasim me vitin 2013
Investimi i 5.8 milion € në projekte të kursimit të ujit në më shumë se 20 vende, duke kursyer më shumë se 1.1 milionë metra kub ujë
Tetë impiantet e prodhimit u certifikuan me Mbikëqyrjen Evropiane të Ujit të nivelit të Artë
3 milion € investim në programet e kursimit të energjisë, reduktimin e konsumit të energjisë për 300 milionë mega xhul

Përfitojnë komunitetet lokale

Investimi i 8.7 milion € (2,5% e fitimit para tatimit) në partneritet dhe iniciativë të komunitetit që adresojnë çështjet mjedisore dhe sociale
Investimi i 2.4 milion € në mbështetjen e edukimit të të rinjve për të rritur shanset e punësimit, dhe fuqizimin e grave për t’u bërë sipërmarrëse
Mbështetja e komuniteteve në nevojë duke investuar mbi 30,000 orë vullnetare kombinuar me donacione financiare në kohën e fatkeqësive natyrore

Coca-Cola HBC u bë udhëheqës global në industri në mesin e kompanive të pijeve në Indekset e Qëndrueshmërisë të Dow Jones-it dhe Evropës në vitin 2014 dhe është listuar në indeksin FTSE4Good që nga themelimi i indeksit në vitin 2001. Kompania gjithashtu mori vlerësimin “A” nga Projekti i Shpalosjes së Pranisë të Karbonit (CDP) dhe nga Indeksi i Performancës së Lidershipit për Klimën Globale.

“Është e mirë t’a ndash me të tjerët – Krijimi i besimit, përhapja e lumturisë ndjek kornizën e  Këshillit të Raportimit Ndërkombëtar të Integruar (IIRC) dhe është në përputhje me Iniciativën e Raportimit Global GRI 3.1. Ajo përmbush zotimin e Coca-Cola HBC-së për të komunikuar progresin sipas 10 parimeve të Marrëveshjes Globale të Kombeve të Bashkuara (UNGC), Mandatit të MP së OKB-së për Ujin dhe Kujdesit të OKB-së për Forumin e Klimës Biznesore.

Shpalosjet sociale dhe mjedisore në Raport verifikohen në mënyrë të pavarur nga Denkstatt GmbH, duke përfshirë edhe përmbajtjen që mbulon kërkesat e GRI-së dhe komunikimet e UNGC-së mbi progresin. Të dhënat e investimeve ne komunitet verifikohen nga Grupi i Standardizimit të Londrës.

Raporti vjetor i Integruar i Coca-Cola HBC-së 2014  “Është e mirë t’a ndash me të tjerët –  Krijimi i besimit, përhapja lumturisë mund të shkarkohet në:

http://www.coca-colahellenic.com/investorrelations/annualreports