LAJMI I FUNDIT:

CNN e shpall këngën e Shqipërisë si më të mirën në ‘Eurovision 2024’: Një renditje që e lartëson shtetin shqiptar mbi të gjitha

CNN e shpall këngën e Shqipërisë si më të mirën në ‘Eurovision 2024’: Një renditje që e lartëson shtetin shqiptar mbi të gjitha
Foto: Harold Cunningham/Getty Images

CNN e ka përmbledhur në mënyrë argëtuese dhe të thelluar spektaklin e Eurovision 2024, duke bërë një renditje personale të të gjitha këngëve finaliste – dhe befasia më e madhe vjen nga Shqipëria: ajo është vlerësuar si kënga më e mirë nga të gjitha!

Në një artikull të gjatë dhe të pasur me humor dhe analizë, korrespondenti i CNN-it për Eurovision – i cili e ka mbuluar këtë ngjarje për shtatë vite – ka renditur të gjitha 26 vendet finaliste të këtij viti, bazuar jo vetëm në performancën skenike dhe vokale, por edhe në ndjesinë që secila këngë transmeton. Ndër to, Shqipëria është shpallur në krye të listës, duke lënë prapa edhe fituesin zyrtar të garës.

Artikulli përshkruan atmosferën e Eurovisionit si një përzierje ngjyrash, energjie, emocioni dhe ekscentrizmi – një festë kulturore me rëndësi të veçantë në kalendarin artistik ndërkombëtar, veçanërisht për komunitetin LGBTQ+. Në këtë garë ku sensualiteti, baladat emocionale dhe performancat teatrale përplasen në një arenë katër-orëshe, Shqipëria ka rënë në sy si më e mira.


CNN nuk e jep listën në mënyrë konvencionale, por e ndërton me komente ironike, analiza të detajuara dhe vlerësime që nuk kursejnë as vendet e mëdha si Britania, Gjermania apo Spanja, të cilat u kritikuan për këngët e dobëta apo të tejkaluara në stil. Në këtë sfond, vlerësimi që i bëhet Shqipërisë nuk është vetëm një lavdërim artistik, por edhe një shenjë e forcës që vendi ynë ka arritur të sjellë në skenën më të madhe të muzikës evropiane.

Në një vit që sipas fituesit të kaluar, Nemo nga Zvicra, ishte “jashtëzakonisht sensual dhe i ngarkuar me emocione”, Shqipëria ka spikatur me një këngë që ka arritur të kombinojë fuqishëm ndjeshmërinë muzikore, energjinë skenike dhe identitetin kulturor.

Kjo përzgjedhje e CNN-it vjen si një njohje e rrallë ndërkombëtare për skenën shqiptare dhe një motivim për artistët që synojnë të depërtojnë në skenat globale.

Foto: CNN

Shqipëria jo vetëm që u bë pjesë e finales, por u shpall si më e mira nga një ndër mediat më të mëdha botërore – një moment krenarie që padyshim do të mbahet mend gjatë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Magazina
Aktorja e njohur çau hundën në setin e xhirimeve: Thirrën menjëherë një kirurg plastik

Aktorja e njohur çau hundën në setin e xhirimeve: Thirrën menjëherë një kirurg plastik

Magazina
Sarah Jessica Parker: Më linin pa fjalë komentet për pamjen time fizike

Sarah Jessica Parker: Më linin pa fjalë komentet për pamjen time fizike

Magazina
Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat

Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat

Magazina
Amanda Holden u shfaq elegante me një fustan veror gjatë paraqitjes së saj në Londër

Amanda Holden u shfaq elegante me një fustan veror gjatë paraqitjes së saj në Londër

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori