Çnjerëzore: Fëmijët me nevoja të veçanta lidhen për fyti të mos largohen (Foto, +16)

Në një pjesë periferike të Henanit në Kinë, familjarët detyrohen t’i lidhin fëmijët, në mënyrë që ata të mos largohen, shkruan Daily Mail.
Guoguo dhe Ranran, detyrohen të qëndrojnë në një stallë derrash, që është afër vendit ku punojnë babai dhe gjyshja tyre, transmeton Telegrafi.
Familjarët e kanë gjetur këtë detyrim të dhimbshëm, meqenëse vëllai dhe motra kanë probleme mentale dhe nuk dinë të kontrollojnë veprimet që bëjnë.
Fëmijët dhjetë dhe katërvjeçar, nuk dinë të flasin si dhe acarohen shpejtë, e pastaj grinden dhe sulmojnë njerëzit që kanë afër.
Sikur të mos mjaftonte sëmundja dhe gjendja e rëndë financiare, këta fëmijë kanë mbetur edhe pa nënë e cila i ka braktisur duke u larguar nga vendi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


























































