LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i rrymës më i ulët për 4.7% në Mal të Zi

Çmimi i rrymës më i ulët për 4.7% në Mal të Zi

Çmimi i energjisë elektrike në Mal të Zi prej sot arrin 7.97 cent për kilovat orë, që është 4.74 për qind më pak në krahasim me çmimin e llogaritur deri më 31 dhjetor vitin e kaluar.

Elektroekonomia e Malit të Zi (EPCG) njoftoi se çmimi për amvisëritë me matjen njëtarifore është ulur për 7.61 për qind.


“Për konsumatorët e tjerë të shpërndarjes, në varësi të nivelit të tensionit, të përcaktuar nga çmimi përfundimtar, për konsumatorët prej 35 kilovolt (kV) arrin 5.1 cent për kilovat dhe është më i ulët për 5.52 për qind, derisa për konsumatorët dhjetë kilovatësh 3.31 për qind më i ulët”, thuhet në njoftimin e EPCG-së.

Nga EPCG kanë thënë se çmimet e reja për konsumatorët shpërndarës, të cilat përfshijnë koston e energjisë elektrike, shërbimeve të rrjetit dhe tarifave, mesatarisht janë ulur me 4.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas Ligjit, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël të cilët nuk i përkasin kategorisë së amvisërive është i kufizuar në periudhën nga 1 janari 2017 deri në 2019, ndërkohë që çmimet e energjisë për konsumatorët e tjerë do të formohen në përputhje me kushtet e tregut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori